14.8 C
Skopje
Thursday, May 26, 2022

Publikohet drafti i parë i marrëveshjes së klimës

shtë publikuar drafti i parë i një marrëveshjeje të samitit të klimës, që u kërkon vendeve të përmbushin objektivat e tyre për reduktimin e karbonit deri në fund të vitit 2022.

Drafti i parë i një marrëveshjeje të samitit të klimës është publikuar nga Mbretëria e Bashkuar.

Ai u kërkon vendeve të forcojnë planet e tyre klimatike deri në fund të vitit të ardhshëm dhe për herë të parë bën thirrje për heqjen graduale të subvencioneve të qymyrit dhe karburanteve fosile.

Diplomatët nga afro 200 vendet e përfaqësuara në samitin e ndryshimeve klimatike në Glasgow do të fillojnë të mërkurën të negociojnë tekstin.

Vendet më të varfra dhe të cenueshme nga klima kanë bërë thirrje që vendet të kufizojnë ngrohjen në 1.5 gradë Celsius, një rritje e temperaturës që shkencëtarët thonë se nuk është aspak katastrofike.

Shtytja për rishikime më të rregullta të planeve klimatike shihet si e nevojshme sepse premtimet aktuale të vendeve për vitin 2030 do të çonin në ngrohjen prej 2.4 gradë Celsius./21Media

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img