33.8 C
Skopje
Monday, August 8, 2022

PTHP Kumanovë ka ngritur padi për nxitje të vrasjes së tre personave

Shkup, 15 dhjetor – Prokuroria Themelore Publike Kumanovë ka ngritur prokurë kundër një 57 vjeçari nga Kumanova për vepër të kryer penale “Vrasje” nga neni 123 paragrafi 3 lidhur me paragrafi 2 pika 4 lidhur me neni 23 pika 2 nga Kodi penal. I pandehuri ngarkohet se me paramendim ka nxitur dy të dëmtuar të privojnë nga jeta tre persona.

“Nxitjen e ka kryer për shkak të një hakmarrje të pakuptimtë të vdekjes së vajzës së tij, e cila ka vdekur në aksident, ku ka qenë duke udhëtuar si bashkudhëtare. Vrasja e urdhëruar nga i pandehuri duhej të kryhej ndaj dy personave që në momentin e aksidentit ndodheshin me vajzën e tij në automjet, si shofer dhe udhëtar, si dhe ndaj babait të shoferit, thuhet në njoftimin e PPRMV.

I pandehuri, siç informojnë nga PPRMV, për kryerjen e veprës penale ka përdorur një borxh të mëparshëm të mjeteve që ia ka dhënë hua njërit prej denoncuarve, të dëmtuar në rastin.

Prokuroria, thuhet në kumtesë, duke propozuar vazhdim të arrestit për të pandehurin, vlerësoi sidomos se është e justifikuar frika nga mundësia për arrati jashtë shtetit ose pagesë për vazhdimin e realizimit të planeve të parakohshme dhe përmes personave të mundshëm të tretë. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img