22.8 C
Skopje
Monday, May 23, 2022

Promovimi i projektit “Zhvillimi i partneriteteve midis shoqërisë qytetare dhe sektorit të biznesit”

Shkup, 28 tetor – Në Shkup sot do të promovohet projekti “Zhvillimi i partneriteteve midis shoqërisë qytetare dhe sektorit të biznesit”, me ç’rast do të prezentohen rezultatet e arritura si edhe mundësia për certifikim përmes realizimit të kritereve në pikëpamje të mbrojtjes së konsumatorëve në një fushë të caktuar.

Në ngjarjen, në të cilën është paralajmëruar prani e përfaqësuesve të Ministrisë së Ekonomisë, sektorit të biznesit, shoqatave të shoqërisë civile dhe të Qytetit të Shkupit, fjalime do të mbajnë kryetarja e Organizatës së konsumatorëve të Maqedonisë, Mariana Lonçar Vellkova dhe Biljana Sotjanovska nga Rrjeti ballkani për zhvillimin e shoqërisë civile.

Projekti zbatohet përmes „ConWeb”, që paraqet rrjet të organizatave konsumatore nacionale të Evropës Juglindore të cilat e përbëjnë Qendra për mbrojtjen e konsumatorëve të Malit të Zi (CEZAP), Organizata e konsumtorëve të Maqedonisë (OPM) dhe Organizata nacionale e konsumatorëve të Serbisë (NOPS).

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img