24.8 C
Skopje
Monday, September 25, 2023

Promovim i librit “Loja dhe mësimi – koncepte të reja në mësimin e hershëm”

Shkup, 4 tetor – Në Klubin e deputetëve sot do të promovohet libri “Loja dhe mësimi – koncepte të reja të mësimit të hershëm” nga Lena Damovska, në botim të “Prosvetno dello”.

Botimin do ta promovojë profesoresha Florina Shehu, ndërsa është paralajmëruar edhe fjalim i ministres për Arsim dhe Shkencë, Milla Carovska.

Siç njoftoi redaktori në “Prosvetno Dello”, Ana Ivanova, ky libër trajton një varg çështjesh thelbësore dhe aktuale në lidhje me paradigmat e reja në pedagogjinë e shekullit 21.

Sipas autores së librit, ato janë të bazuara në cilësimet teorike të pedagogjisë inovative, participuese, reflektive dhe kritike sa i përket mësimit dhe zhvillimit të fëmijëve nga mosha parashkollore dhe e hershme shkollore. Ajo janë baza nisëse për ndryshime të reja dhe të dëshirueshme në teorinë dhe praktikën edukativo-arsimore, ku loja përfaqëson strategji të fuqishme në procesin e mësimit të hershëm te fëmijët.

Marketing
Related news