26.8 C
Skopje
Saturday, August 13, 2022

Prokuroria themelon ekip për vëzhgimin e zgjedhjeve, qytetarët të paraqesin parregullsitë

Shkup, 24 shtator – Një komision i përkohshëm i Prokurorisë Publike do të ndjekë parregullsi eventuale zgjedhore në zgjedhjet lokale të caktuara më 17 tetor.

Prokurori Publik i RMV-së ka sjellë vendim për formimin e një komisioni të përkohshëm për ndjekje të veprave penale kundër zgjedhjeve dhe votimit nga kodi penal dhe vepra tjera penale të cilat janë kryer gjatë organizimit të zgjedhjeve.

Ky komision do të ndjekë ngjarjet në drejtim të mbrojtjes nga veprime kriminale apo veprime tjera joligjore dhe veprime preventive.

Kryetar i këtij komisioni është emëruar Xhelal Bajrami ndërsa anëtarë janë prokurorë publik nga prokurori të larta publike në Shkup.

Për të gjitha ngjarjet ku do të vlerësohet se ka indicje për parregullsi zgjedhore, njoftimet do të transmetohen te prokuroria themelore. Njëkohësisht od të jepen urdhëresa për veprim urgjent.

Prokuroria Publike thërret të gjitha organizatat qytetare, partitë politike, institucionet ndërkombëtare dhe vendore dhe të gjithë personat të cilët kanë indicje për vepra të kryera penale të dorëzojnë denoncim deri te komisioni në adresën elektronike izbori@jorm.mk

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img