17.8 C
Skopje
Sunday, September 8, 2024

Prokurori publik, Ljubomir Joveski duhet të jetë në dispozicion të cilit do rast, thotë Kovaçevski

Shkup, 17 gusht – Ajo ishte ngjarja më tragjike në historinë tonë më të re dhe të vërtetën duhet ta dinë të gjithë dhe në mënyrë të vërtetë të vendoset lidhur me cilën do lëndë, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski për rastin me zjarrin në spitalin modular në Tetovë.

Në pyetjen e gazetarëve lidhur me konsttaimin e përgjegjësisë së prokurorit publik Ljubomir Joveski gjatë procedurës për rastin me zjarrin në spitalin modular në Tetovë, pas reagimeve në opinion pas publikimit të dokumentarit “Vrasje në Tetovë” të laboratorit hulumtues raprotues (IRL), kryeminsitri deklaroi se konsideron se prokurori publik duhet të jetë në dispozicion të cilës do lëndë.

Lidhur me rezultatet nga forenzikët gjermanë, ai tha se disa nga dokumentet të cilat kanë të bëjnë me procedurën e zbatuar në atë kohë, janë në kompetenca të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Të gjitha ato dokumente janë të kapshme për organet kompetente hetimore dhe gjyqësore. Ekziston një pjesë e dokumentacionit që është porositur kryesisht nga Prokuroria. Dhe këtu ka të bëjë edhe me ekspertizën të cilën e përmendët ju. Ajo ekspertizë nuk është në domen të Qeverisë, unë nuk i kam parë. Kështu që, përgjigja e vetme që mund të jepet lidhur mee atë dokument, janë ata të cilët e kanë porositur dhe që e kanë”, tha kryeministri.

Spitalet e tjera të papaguara modulare për Shtëpinë e shëndetit Shkup kryeministri tha se mund të paguhen pasi që të përfundojnë të gjitha procedurat gjyqësore.

“Ministri i kaluar i Shëndetësisë ka porositur revizion, Ai revizion i është parashtruar Qeverisë së bashku me dokumentet të cilat kanë të bëjnë me spitalet e papaguara modulare. Dhe konsideroj se në bazë të tërë atyre dokumenteve, Qeveria, megjithatë, ajo është organi kolektiv i cili vendosë në mëynrë kolektive, pagesa e të tjerave do të mund të kryehet, ky është qëndrimi im, kur të përfundohen të gjitha procedurat gjyqësore”, sqaroi ai.

Paraprakisht sot, Platforma e organizatave civile për luftë kundër korrupsionit kërkon dorëheqjen e prokurorit Lubomir Joveski nga pozita e prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sipas deklaratës së sotme të Platformës para Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga dokumentari “Vrasja në Tetovë”, hetimi i prokurorit publik për zjarrin në spitalin modular në Tetovë nuk është i plotë dhe nuk vlerëson sa duhet konkluzionet e paraqitura në Ekspertizën Zyrtare të ekspertëve gjermanë.

Në zjarrin në spitalin modular të Tetovës në vitin 2021 jetën e humbën 14 persona. Lidhur me rastin Gjykata e Tetovës ka shqiptuar dënim me kusht për drejtorët e akuzuar Florin Besimi dhe Artan Etemi dhe personin juridik Spitali Klinik për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”. Aktgjykimi i pafajshëm u dha për mjekun Boban Vuçevski, i cili akuzohej për veprën penale “mosrespektim i dispozitave shëndetësore”. 

Marketing
Related news