6.8 C
Skopje
Friday, February 3, 2023

Profili i Bujar Osmanit në Twitter është sulmuar nga hakerët!

Shkup, 13 nëntor – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nëpërmjet Facebook-ut ka njoftuar se profili i tij në Twitter është sulmuar nga hakerët.

Deri në këtë moment me të njëjtin nuk menaxhon Osmani dhe si rrjedhojë, ka sqaruar ai, aktivitetet e fundit nuk përfaqësojnë synimet dhe bindjet e tij.

“Dua t’ju informoj se profili im zyrtar dhe i verifikuar në Twitter, si Ministër i Punëve të Jashtme, @Bujar_O (Bujar Osmani), sot ka qenë objekt i një sulmi hakerësh dhe është marrë nën kontroll nga persona të panjohur.

Ju njoftoj se për momentin, profili im në Twitter është jashtë kontrollit tim, dhe si rrjedhojë, aktivitetet e fundit nuk përfaqësojnë as synimet, aktivitetet, pikëpamjet e bindjet e mia e as nuk janë pikëpamje zyrtare të institucionit.

Rasti është raportuar në Ministrinë e Brendshme, si dhe në adresat përkatëse në rrjetin social “Twitter”, nga ku pres reagim të shpejtë dhe kthim të profilit zyrtar dhe të verifikuar nën kontrollin tim!”, njofton Osmani.

Latest news
Related news