17.8 C
Skopje
Wednesday, May 1, 2024

Profesori universitar nga Kosova me lutje për vëllezërit nga Tetova: Votone Sadi Bexhetin, ka bë shumë për Tetovën!

Prof. dr. Ibrahim Behluli

Prof. dr. Sadi Bexhetin e njoh që nga viti 1977 kur unë isha zgjedhur asistent kurse Sadiu ishte ende student. Atëherë e kam vërejtur se ai ishte student i shkëlqyeshëm, modest, i aftë për punë ekipore, për punë fleksibile dhe nën presion dhe shumë i interesuar për të dhënë kontributin e tij në arsimin dhe shkencën mjekësore shqipëtare. Në bazë të vëlerave që i kishte Sadiu, pas diplomimit të tij në fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, me notë mesatare të lartë, me insistimin tim dhe të kolegëve të tjerë e vendosëm që dr. Sadiun ta pranojmë si asistent në lëndën e Anatomisë në fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë në vitin 1982. Pastaj studimet pasuniversitare i regjistroi në fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Zagrebit ku në kohë rekorde magjistroi dhe doktoroi dhe në vitin 1988 u zgjodh Profesor asistent (docent) në lëndën e Anatomisë në fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë dhe nga viti 2000 është Profesor i rregullt (ordinarë) në fakultetin e mjekësisë në Prishtinë dhe Tetovë. Prof. dr. Sadi Bexheti ka qenë gjithmonë i afërt me studentë dhe stafin e Institutit të Anatomisë pa asnjë vërejtje. Në aspektin shkencorë Prof. dr. Sadi Bexheti ka qenë shumë aktiv, ka botuar mbi 100 punime shkencore në revista të ndryshme ndërkombëtare si dhe ka përpiluar tekste dhe atllase në gjuhën shqipe për lëndën e Anatomisë për studentët e fakultetit të Mjekësisë, Stomatologjisë, Farmacisë, Fizioterapisë dhe Infermierisë.

Në bazë të kësaj që u cek më lartë unë kontributin e Prof. dr. Sadi Bexhetin tij për arsimin dhe shkencën shqipëtare e vlerësoj në shkallën më të lartë sepse vetëm një person si dr. Sadiu mund të i kontribuojë arsimit dhe shkecës shqipëtare në këtë nivel.

Prof. dr. Sadi Bexheti ka qenë shef i katedrës së Anatomisë në fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë për dy mandate të cilën e ka udhëhequr në nivelin e duhur pa asnjë vërejtje si nga studentët ashtu edhe nga kolegët e tij. Pas kësaj Prof. dr. Sadi Bexheti është zgjedhur Rektor i Universitetit Shtetëror të Tetovës ku e ka dhënë kontributin e tij të pa rezerve në ngritjen e cilësisë së arsimit të lartë në gjuhën shqipe. Kontributi më i madh i tij, që unë e vlerësoj shumë, është rihapja e fakultetit të Mjekësisë dhe Stomatologjisë në USHT, që sipas mendimit tim askush në at kohë nuk kishte mundur me e realizuar këtë projekt. Pas skadimit të mandatit të rregullt si Rektor i USHT Prof. dr. Sadi Bexheti u kandidua për kryetar të komunës së Tetovës ku i fitoi bindshëm zgjedhjet dhe u zgjodh kryetar i komunës së Tetovës. Me punën e palodhshme të tij ai e dha kontributin maksimal në rregullimin e infrastrukturës të qytetit të Tetovës me rrethinë, në hapjen e vendeve të reja të punës duke e zvogëuar në këtë mënyrë papunësinë e madhe në këtë komunë.

Në bazë të kësaj që u tha më lartë unë i vlerësoj lartë aftësitë menaxheriale të dr. Sadiut edhe në arsimin e lartë edhe në udhëheqjen në nivelin lokal në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ndonjëherë habitem se ku e merr at energji dhe at aftësi me i menaxhuar situatat ndër më të ndryshmet pa u nervozuar dhe pa e humbur durimin por gjithmonë i qetë dhe i buzëqeshur me palët të cilët vijnë te ai për të ua zgjedhur problemet nga më të ndryhmet, të cilat në shumicën e rasteve ua zgjedh me sukses.

Në aspektin kombëtar Prof. dr. Sadi Bexheti është një patriot i shquar duke e dashur popullin e vet por jo duke i injoruar popujt tjerë ose etnitë tjera. Prof. dr. Sadi Bexheti është një humanist i rrallë, një internacionalist i cili nuk bën dallime ndëretnike dhe as ndërfetare dhe këtu, sipas mendimit tim, është madhështia e tij. Mos të harrojmë se dr. Sadiu i ka ndihmuar luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në aspektin moral dhe material, të zhvendosurëve të Kosovës ju ka ndihmuar edhe me barna edhe me të holla shumicës prej tyre, të cilët u janë mirënjohës përgjithmonë. Gjithashtu Prof. dr. Sadi Bexheti i ka ndihmuar edhe luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare edhe në aspektin moral dhe material.

Në bazë të kësaj që u cek më lartë unë mendoj se qytetarët e Komunës së Tetovës e kanë rastin e rrallë që me e zgjedhë një kryetar të Tetovës si që është Prof. dr. Sadi Bexheti. Unë i deshiroj sukses në zgjedhje Dr. Sadiut dhe e kam besimin e plotë se ai do të i fitoj zgjedhjet sepse qytetarët janë të vetëdijshëm se kend po e votojnë dhe kend po e zgjedhin kryetar të Komunës së Tetovës sepse ai ka bërë shumë dhe do të bëjë për Komunën e Tetovës.

Marketing
Related news