4.8 C
Skopje
Thursday, December 7, 2023

Profesor Bashkim Selmani për Zhurnal: Ndryshimet e Kodit Penal e gjunjëzojnë gjyqësorin në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 14 shtator – Profesori universitar i shkencave juridike, Bashkim Selmani, vlerëson se ndryshimet e Kodit Penal janë të përshpejtuara dhe se mund të kenë pasoja tejet negative. Duke folur për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal, Selmani thotë se se këto ndryshime krijojnë imazh negativ për Maqedoninë e Veriut para faktorit ndërkombëtar, e në anën tjetër krijojnë probleme të mëdha në funksionimin e gjyqësorit. “Synimi i BE-së është që të kemi gjyqësor efikas, kurse këto ndryshime të Kodit Penal, por edhe ndryshime të mëhershme të tjera, kanë pasur rezultat gjunjëzimin e gjyqësorit. Kjo është një situatë e rëndë, sepse e gjunjëzimin e gjyqësorit, apo vënies së gjyqësorit jashtë funksionit, nënkupton se do të krijojë bazë për të vlerësuar negativisht vendin tonë nga institucionet ndërkombëtare”, thotë mes tjerash profesor Selmani.

Zhurnal: Profesor i nderuar, ishin apo nuk ishin të nevojshme këto ndryshime?
Selmani:
Duke e ditur realitetin se këto institucione komunikojnë mes veti, shpeshherë ndodh që administratorë të ndryshëm në institucione të ndryshme do të nxiten që të bashkëpunojnë në keqpërdorimin e situatave të ndryshme. Prandaj ka nevojë për ndërhyrje dhe plotësime të karakterit bashkëpunues institucional dhe politika sanksionuese duhet të jetë për të eliminuar keqpërdorime dhe jo për të nxitur krimin dhe korrupsionin, kur kemi parasysh se edhe ashtu kemi situatë shumë të rëndë në shtet, për arsye se kjo nënkupton që gjithmonë pushtetmbajtësi dhe ligjëdhënësi e mbron vetveten e jo edhe interesin e përgjithshëm.

Zhurnal: A ishin ndryshimet e fundit në funksion të kësaj qe e cekët më lartë?
Selmani:
Nëse meret për bazë mënyra e luftimit të krimit, korrupsionit dhe situatave të tjera dhe nëse mbështetemi në sanksionimin e veprave penale, do të shofim se pikërisht kësi lloj të veprimeve penale kemi pak raste të gjykuara dhe konstatatuara. Arsyeja është se labirinthet e organeve prokurori-polici kanë një zhbërje me të cilat këtë zinxhir të drejtësisë e shkëput korrupsioni dhe krimi.
Nga ana tjetër, tash kemi një ndërhyrje të përshpejtuar politike, ta quajmë ashtu, që në prapavijë në aspektin politik nuk e shohim se cilat janë qëllimet. Ne vetëm shofim pjesën juridike, sipas të cilës është e palogjikshme të ndërhyhet vetëm në këto dy nene, kur ka nevojë për ndërhyrje shumë më të larta. Paramendoni, në qoftë se një qytetar e bën një kundërvajtje në komunikacion, I shqiptohet masë dënimi 300 euro. Nga ana tjetër, për një administrator që ofron shërbime, ose për një funksionar politik, ligji nuk parasheh se cila është masa e shqiptimit të dënimit. Vetëm thotë se do t’i konfiskohet pasuria. Parashtrohet pyetja se cila pasuri do t’i konfiskohet, në qoftë se për atë pasuri nuk konstatohet nëse prejardhja është e ligjshme, ose e paligjshme dhe përmes çfarë rrugësh është ardhur. Prandaj kjo, jo vetëm që nuk e ndihmon procesin e përgjithshëm, por krijon konfuzion Akoma më të lartë sa i përket minimumit ose maksimumit të përgjegjësisë që mund ta ketë një politikan ose shërbyes administrativ. Prandaj, ndoshta ka prapavijë politike, që nuk mund t’i dimë për momentin, por vlerësoj se koha shumë shpejtë do të tregojë.

Zhurnal: A mundet ndryshimet të na shkaktojne probleme me BE-në duke pasur parasysh reagimin e djeshëm të Komisionit Evropian?
Selmani:
Nëse meret për bazë legjislacioni i përgjithshëm dhe mënyra e sjelljes së ligjeve, sepse jo vetëm këto dy nene por edhe shumë ligje tjera fatkeqësisht nëse publiku nuk inkuadrohet në kohën e duhur, bëhet shkelje e procedurave etiko administrative të cilat nuk guxon të përshpejtohen, por edhe kur përshpejtohen, duhet mirë të arsyetohen. Duhet të kemi parasysh se çdo ligj që sillet, sillet në emër të qytetarëve dhe për interesine qytetarëve. Këtu kemi një keqpërdorim në emër dhe për interesin e qytetarëve “akomodohen” individë dhe persona të caktuar. Nga ana tjetër, mendoj se nuk ka pasur nevojë ato të përshpejtohen, sepse janë bë shkelje të procedurave. Meqë kemi shkelje të procedurave dhe afateve të caktuara, normal se vërejtjet do të jenë shumë serioze dhe kjo ka të bëjë drejtpërsërdrejti edhe me borxhin publik, që është shumë i lartë dhe fatkeqësisht askush nuk jep llogari për borxhin publik.
Nëse analizohet në detaje se cilat janë shkaqet e rritjes së borxhit publik, pikërisht janë keqpërdorimet shumë të larta. Për Bashkimin Evropian janë shumë bazike, sepse bëhet fjalë për dy vepra që janë shumë të theksuara siç janë krimi dhe korrupsioni. Synimi i BE-së është që të kemi gjyqësor efikas, kurse këto ndryshime të Kodit Penal, por edhe ndryshime të mëhershme të tjera, kanë pasur rezultat gjunjëzimin e gjyqësorit. Kjo është një situatë e rëndë, sepse e gjunjëzimin e gjyqësorit, apo vënies së gjyqësorit jashtë funksionit, nënkupton se do të krijojë bazë për të vlerësuar negativisht vendin tonë nga institucionet ndërkombëtare.

Marketing
Related news