26.8 C
Skopje
Saturday, August 13, 2022

Presidentja Osmani e konsideron “Open Balkanin” projekt hegjemonist serb

Prishtinë, 15 dhjetor – Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë të përbashkët me presidentin e Maqedonisë së Veriut ka folur për iniciativën e “Ballkanit të Hapur”. Osmani ka thënë se Kosova e ka bërë të qartë qëndrimin rreth një nisme të tillë dhe se ka treguar se ku qëndrojnë rezervat e Kosovës për “Open Balkan”.

Osmani tutje ka thënë se një iniciativë të tillë Serbia dëshiron që ta shfrytëzojë për të zgjeruar interesat e saj hegjemoniste që sot po rrumbullakohen me fjalën “Bota Serbe”

“Ne tashmë e kemi bërë qëndrimin tonë të njohur, kjo iniciativë e filluar në Novi Sad që ka ndryshuar emrin disa herë, nuk është ndërtuar në përputhje me parimet themelore të bashkëpunimit bashkfqinjësor, që ka të bëjë me gjithpërfshirjen, përfshirjen e të gjitha shteteve. Dhe e dyta nuk e ka parimin e barabartësië apo trajtimin e barabartë të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor. Përderisa Serbia nuk e njeh Kosovën dhe nuk është e gatshme që edhe Republikën e Kosovës ta trajtonte barabartë sikurse shtetet tjera në iniciativa rajonale, natyrisht ne shohim që një incitiave të tillë Serbia dëshiron ta shfrytëzojë për ekspansion të interesave të saj hegjemoniste që këto ditë po quhen me togfjalëshin “Bota Serbe””, ka thënë Osmani në konferencë për media, raporton Gazeta Express.

Ajo tutje ka treguar edhe rezervat e Kosovës për një iniciativë të tillë.

“Rrjedhimisht Kosova ka rezerva të mëdha sa i përket aspekteteve politike dhe qëllimeve të kësaj iniciatiave, dhe konkretisht qëllimeve që Serbia ka aty. E dyta, ka rezerva sa i përket çështjeve ekonomike dhe të sigurisë, dhe e fundit është synimi që të përdoret si një lloj paradhome që e vonon dhe zvarrit procesin e integrimit evropian, në vend se të përshpejtojë atë”, ka thënë Osmani.

Ajo në fund ka thënë se Kosova e sheh procesin e Berlinit si të vetmin proces integrues drejt Bashkimit Evropian.

“Ne vazhdojmë ta shohim procesin e Berlinit si të vetmin proces ku shtetet tonë shtyhen përpara dhe intensitikon raportete tona me BE-në. Dhe s’shohim asnjë arsye që të ketë tendenca duplifikim. Edhe ashtu në të gjitha inciitaivat tjera që ka qen prezente Serbia e edhe ka nënshkruar marrëveshje, nuk është që i ka respektuar ato. Cfarë na bën të besojmë që në një iniciativë që e ka nisur vetë ajo do të zbatonte ato marrëveshje.

Pra rezervat e Kosovës vazhdojnë. Kjo nismë shkel parimet themelore të nismave rajonale”, ka përfunduar Osmani.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img