14.3 C
Skopje
Wednesday, May 25, 2022

Presidentja Osmani citon Dafina Zeqirin në intervistën e saj më të fundit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë intervistën e saj të parë për media të martën mbrëma.

Në emisionin “Politiko” të Kanal 10, ajo ka rrëfyer përball gazetarit Xhemajl Rexha rrugëtimin e saj politik në gjithë këto vite dhe periudhën e saj si presidente.

E njohur për pëlqimin që ka ndaj artistëve të vendit dhe vlerësimin që ua bën për të arriturat e tyre, Osmani nuk la pa përmendur gjatë intervistës një prej këngëtareve më të spikatura të estradës.

Bëhet fjalë për Dafina Zeqirin, të cilën e ka cituar për një nga frazat e këngëve të saj më të suksesshme të albumit “Dafinë moj”.

“Po tash ata që flasin: ‘Jo ka kërkuar këtë, ajo ose ajo’ janë llafe llafe që po thënë Dafina, kështu që…duhet edhe të injorohen”, ka thënë ndër të tjerash presidentja e vendit, duke iu referuar këngë hit të Dafinës, “Llafe llafe”.

Dafinës siç duket i ka pëlqyer shumë citimi që presidentja ia ka bërë në emision, sa që ka vendosur që ta ndajë atë me fansat përmes një videoje të publikuar mëngjesin e së mërkurës në Instagram.

https://www.instagram.com/tv/CVhhIFCIO-Y/?utm_source=ig_web_copy_link

“Mirëmëngjesi”, shkroi këngëtarja Zeqiri në mbishkrimin e kësaj videoje.

Dafina përndryshe vazhdon të shijojë suksesin e albumit “Dafinë moj”, nga i cili kanë dalë shumë bashkëpunime të suksesshme me kolegë të saj nga estrada.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img