13.8 C
Skopje
Tuesday, May 24, 2022

Presidenti Pendarovski do ta dorëzojë në afat prej 10 ditëve mandatin për formimin e Qeverisë

Shkup, 1 nëntor – Presidenti Stevo Pendarovski, siç informojnë për MIA-n nga kabineti i tij, zyrtarisht nuk është informuar për dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, që tërheq dorëheqjen e të gjithë Qeverisë. Që atje theksojnë se kur të informohet për dorëheqjen e dhënë, presidenti, në kuadër të afatit kushtetues prej dhjetë ditëve pas konsultimeve të bëra do t’ia japë mandatin për përbërjen e Qeverisë partisë ose partive të cilat kanë shumicë në Kuvend.

“Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, zyrtarisht nuk është i informuar nga kryetari i Kuvendit se kryetari i Qeverisë ka dhënë dorëheqje, që e tërheq dorëheqjen e të gjithë Qeverisë. Sapo të informohet për dorëheqjen e dhënë, presidenti, në kuadër të afatit kushtetues prej dhjetë ditëve pas konsultimeve të bëra do t’ia japë mandatin për formimin e Qeverisë parisë apo partive të cilat kanë shumicë në Kuvend. Më pas presidenti si edhe deri më tani në veprimet e veta do të udhëhiqet në pajtim me interpretimin kushtetues të normës kushtetuese në praktikë në 3 dekadat e kaluara”, informojnë nga kabineti i Pendarovskit.

Në nenin 219 të Rregullores së Kuvendit, qëndron se “Qeveria, kryetari i Qeverisë ose ndonjë anëtar i Qeverisë mund të japin dorëheqje. Dorëheqja e Qeverisë ose e kryetarit të Qeverisë, parashtrohet te kryetari i Kuvendit në formë të shkruar dhe mund të shpjegohet… Dorëheqjen e Qeverisë ose kryetarit të Qeverisë, kryetari i Kuvendit menjëherë e dorëzon te deputetët dhe te presidenti i Republikës”.

Në nenin 220 më tutje thuhet se “Kuvendi në mbledhjen e parë të ardhshme, pa debatuar, konstaton se kryetarit të Qeverisë, Qeverisë dhe anëtarit të Qeverisë, mandati iu ndërpritet në ditën e mbajtjes së mbledhjes”.

Nga Kuvendi informojnë gjithashtu se kryeministri Zoran Zaev ende nuk e ka dorëzuar dorëheqjen në Kuvend. Në takimin e sotëm koordinues me Xhaferin nuk është diskutuar fare për hapat e ardhshëm që do të pasonin pas deklaratës së mbrëmshme të Zaevit se po jep dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetar i partisë në pushtet LSDM mbrëmë pas disfatës që e pësoi partia në zgjedhjet lokale në konferencën përmbyllëse për shtyp pas mbylljes së vendvotimeve deklaroi se jep dorëheqje prej dy funksioneve.

“E marr përgjegjësinë mbi vete për rezultatet e dobëta në këto zgjedhje”, ka thënë Zaevi, duke i uruar oponentët politikë për fitoren në zgjedhje.

Zaev në konferencën për shtyp në selinë e partisë nuk paralajmëroi se çfarë më tej, se kush do ta ndërmarrë timonin në parti e as se kush do ta merrte pozitën e kryeministrit.

Ai megjithatë, theksoi se ngelet në qëndrimin se nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi, siç tha, janë edhe dy vite e gjysmë të shkëlqyera për shtetin prej të cilave dobi do të ketë i gjithë populli dhe shteti.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img