Reformat gjyqësore të qeverisë së re të qendrës së majtë në Poloni vazhdojnë të përballen me rezistencë kokëfortë nga konservatorët e rrëzuar nga pushteti.
Presidenti Andrzej Duda, përfaqësuesi i fundit i partisë ”Ligj dhe Drejtësi” (PiS) në pushtet, ka paraqitur ndryshimet e qeverisë së re në Këshillin Kombëtar të Gjyqësorit në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim.
Njoftimi u bë sot në Varshavë nga kryetarja e kancelarisë së Dudës, Malgorzata Paprocka.
Në korrik ai i përcaktoi rregullat e reja si “hapur antikushtetuese”.
Ligji nuk mund të hyjë në fuqi pa firmën e Dudës.
Këshilli Kombëtar i Gjyqësorit në Poloni emëron gjyqtarë për pozitat vakante dhe mbron pavarësinë e gjykatave.