29.8 C
Skopje
Tuesday, May 24, 2022

PP: Komisioni në vazhdimësi i përcjellë ngjarjet e ndërlidhura me procesin zgjedhor

Shkup, 31 tetor – Komisioni për monitorimin e parregullsive të mundshme të ndërlidhura me kryerjen e veprave penale nga Kapitulli i gjashtëmbëdhjetë – Vepra penale kundër zgjedhjeve dhe votimit sipas Kodit penal dhe krimeve të tjera që do të kryheshin gjatë organizimit dhe zhvillimit të zgjedhjeve lokale, e njofton opinionin se në vazhdimësi i monitoron zhvillimet lidhur me procesin zgjedhor, njoftoi Prokuroria Publike.

Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria e Shkupit është i pranishëm në selinë e SPB Shkup, ku së bashku me Shtabin, në kuadër të aksionit operativ Zgjedhjet 2021, monitorohen të gjitha ngjarjet e ndërlidhura me parregullsitë në zgjedhjet lokale.

Prokuroria Themelore Publike në Koçan mbrëmë ka pranuar kallëzim penal kundër dy personave për veprën penale -Parandalimi i zgjedhjeve dhe votimi nga neni 158 paragrafi 1 dhe vepër penale -Ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit nga neni 162 paragrafi 1 të Kodit Penal. Prokurori publik menjëherë ka lëshuar urdhër pranë MPB-SPB – Koçan për të kryer kontroll për pretendimet në kallëzim.

Në Komision, gjatë ditës së djeshme përmes adresës elektronike ka ardh një raport nga një organizatë joqeveritare, e cila i referohet presioneve dhe kërcënimeve ndaj vëzhguesve të zgjedhjeve të shprehura përmes komenteve në rrjetin social. Komisioni është duke i hetuar akuzat”, thuhet në komunikatë.

Në ditët e kaluara Komisioni ka vepruar sipas informacioneve për krime të mundshme të kryera në lidhje me organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve lokale. Siç theksohet në njoftim, prokurorive themelore publike u janë dhënë përgjegjësi për veprime urgjente, përkatësisht për formimin e lëndëve dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve për vërtetimin e fakteve relevante nga të cilat varet zbatimi i drejtë i Kodit Penal.

Komisioni për monitorimin e parregullsive të mundshme zgjedhore përmes detyrave të përcaktuara të prokurorëve publikë në prokuroritë themelore publike vazhdon ta monitorojë zbatimin e zgjedhjeve lokale.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img