14.8 C
Skopje
Tuesday, September 27, 2022

Posta e Kosovës sqaron rastin e ish postierit të arrestuar nga policia

Posta e Kosovës ka sqaruar rastin për ish postierin të arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për mos dorëzim të disa dërgesave postare tek palët e adresuara sa ishte punonjës i ndërmarrjes.

Në njoftimin e Postës së Kosovës thuhet se pasi inspektorati ka zbuluar dhe konstatuar keqpërdorimet e ish postierit M.B, ndaj tij janë marr masat ligjore sipas ligjeve në fuqi me largim nga puna, ndërsa departamenti ligjor i ndërmarrjes e ka iniciuar rastin në Polici dhe në Prokurori.

Lexoni të plotë njoftimin:

Sqarojmë opinionin e gjerë publik lidhur me rastin e ish postierit me inicialet M.B, të arrestuar dje nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për mos dorëzim të disa dërgesave postare tek palët e adresuara sa ishte punonjës i ndërmarrjes tonë.

Me të marr informatat e para nga Drejtoria Operative e Postës së Kosovës, se ish postieri në fjalë nuk po e kryen si duhet detyrat dhe përgjegjësitë e tij edhe pas marrjes së masave disiplinore paraprake, menjëherë për këtë rast është angazhuar Inspektorati i ndërmarrjes.

Pasi inspektorati zbulon dhe konstaton keqpërdorimet e ish postierit M.B, ndaj tij janë marr masat ligjore sipas ligjeve në fuqi me largim nga puna, ndërsa departamenti ligjor i ndërmarrjes e ka iniciuar rastin në Polici dhe në Prokurori.

Posta e Kosovës nuk lejon që t’i dëmtohet imazhi i saj nga ata që keqpërdorin detyrat e tyre të punës, ndërsa është e përkushtuar maksimalisht të shërbejë me dinjitet e besueshmëri ndaj qytetarëve të  Republikës së Kosovës. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img