3.8 C
Skopje
Wednesday, December 8, 2021

Portugalia ka shkallën më të lartë vaksinimit në botë

Portugalia tani është vendi me shkallën më të lartë të vaksinimit në botë, sipas shifrave nga “Our World In Data”.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, rreth 84 për qind e popullsisë prej 10.3 milionë banorëve në vend tani është plotësisht e vaksinuar. Kjo është norma më e larta në botë, para Emirateve të Bashkuara Arabe (80.8 për qind) dhe Singaporit (77.3 për qind) dhe shumë përpara të 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (61.6 për qind).

Qëllimi i Portugalisë për të vaksinuar me dy doza 85 për qind të popullsisë së saj tani është i arritshëm dhe vendi pritet të lehtësoj disa nga masat e vendosura për të frenuar përhapjen e sëmundjes.

Bazuar në të dhënat e Worldometer, Portugalia deri më tani ka regjistruar rreth 1 milion raste të coronavirusit dhe më shumë se 17 mijë viktima. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img