22.8 C
Skopje
Monday, May 23, 2022

Policia tregon si ndodhi vjedhja e cigareve në terminalin doganor në Merdar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona janë arrestuar, pasi dyshohet se kanë vjedhur cigare në vlerë prej 50 mijë eurosh në terminalin doganor në Merdar.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se si ka ndodhur vjedhja e cigareve

“Fsh. Merdare, Podujevë 25.10.2021 – 20:37. Është raportuar se në terminalin doganor është thyer muri  prapa objektit dhe nga depoja janë vjedhur cigare të cilat ishin konfiskuar nga dogana pasi ishin të pa doganuara”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe janë arrestuar dy të dyshuar, meshkuj kosovarë, zyrtarë të sigurimit të terminalit, të cilët me vendim të prokurorit  janë dërguar në mbajtje.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img