14.8 C
Skopje
Thursday, May 26, 2022

Policia e Tetovës filloi projekt “Siguri më e madhe e fëmijëve në komunikacion nga shtëpia në shkollë”

Tetovë, 5 nëntor – Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë sot filloi me realizimin praktik të një projekti të ri edukativo-informativ “Siguri më e madhe e fëmijëve në komunikacion nga shtëpia në shkollë”, bartës i së cilit është Sektori për parandalim. Me projektin do të përfshihen nxënësit në klasën e parë në të gjitha shkollat e rajonit të Tetovës dhe Gostivarit.

“Qëllimi i projektit është filloristët më të rinj nga mosha më e hershme të ndërtojnë shprehi komunikacioni dhe kulturë, në funksion të sigurisë së tyre të përgjithshme në rrugë drejt shkollave dhe në përgjithësi. Nxënësit e klasave të para nga kjo shkollë dhe shkollat e tjera më afër do të njoftohen me rregullat më bashkëkohore për sigurinë e tyre më të madhe në komunikacion por edhe me rreziqet e komunikacionit dhe rreziqet në rrugë drejt shkollave dhe mbrapa drejt shtëpive. Përveç kësaj, në kuadër të projektit i cili do të zhvillohet deri në fund të këtij viti, është paraparë edhe demonstrimi praktik për atë se si në mënyrë të sigurt të lëvizin, t’i kalojnë rrugët dhe për çfarë shërben sinjalizimi në komunikacion, deklaroi Marjan Josifovski”, zëdhënës i SPB Tetovë.

Ligjërata e parë nga seria e ligjëratave në shkolla që i mbajnë nëpunësit policorë të trajnuar u organizua në shkollën në Veshallë të Tetovës. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img