2.8 C
Skopje
Sunday, November 28, 2021

Pocesta: Jemi të bindur se do ta bëjmë Dibrën ashtu siç i ka hije

Dibër, 12 tetor – Kandidati i Aleancës për Shqiptarët për komunën e Dibrës, Bekim Pocesta, në tubimin e mbrëmshëm tha se Dibra ndodhet para një sfide të rëndësishme, të jesh apo mos të jesh.

Ai shtoi se Dibra është një qytet pa infrastrukturë dhe arkitekturë të mirëfilltë, ndërsa sipas tij kjo nuk është Dibra të cilin e duan të gjithë.

“Dibra i ka të gjitha resurset gjeografike, pozitën gjeopolitike dhe potencialet njerëzore për të rilindur dhe për tu ringritur dhe rilindur në vendin që e meriton”, u shpreh Bekim Pocesta.

Ai tha se për këtë ai është i bindur dhe të gjithë ata që janë rreshtuar pas tij e kanë këtë bindje se do ta bëjnë Dibrën ashtu siç i ka hije.

Pocesta tha se ata kanë përgatitur planin strategjik se ku dëshirojnë të arrijnë nga pika zero në të cilin gjendet për momentin qyteti i Dibrës.

“Vizion që përmban në vete zhvillimin urbanistik dhe infrastrukturor duke shfrytëzuar potencialin e pa fund intelektual dhe njerëzor që posedon Dibra, e gjithë kjo në funksion të zhvillimit ekonomik që është çelësi i zhvillimit të mirëqenies”, tha Pocesta, duke shtuar se ata i kanë projekte të shkurta dhe afat gjate.

Njëri ndër problemet kryesore, sipas Pocestës, është rregullimi i çështjes së ujit, ndërsa premtoi se do të rregullohet ky problem në tërësi.

Ai premtoi se do ta rregullojnë problemin me deponinë, ndërsa premtoi edhe rikonstruimin e sheshit Skënderbeu.

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela në tubimin zgjedhor në Dibër potencoi se kanë ngelë edhe pak ditë, mirëpo dibranët kanë dhënë fjalën e tyre për fitoren e Bekim Pocestës dhe kështu do të vendosin edhe më 17 tetor.

“Dibra duhet të jetë një vend atraktiv jo vetëm për dibranët, mërgatën, por edhe për çdo qytetarë, për çdo shqiptarë duhet ta bëni atraktiv. Ju dini ta bëni këtë dhe për këtë kam besimin e madh tek të gjithë profesionistët dibranë që janë rreshtuar për fitoren. Intelektualët kurrë nuk i kanë munguar Dibrës. Mos anashkaloni asnjë derë për votë, nuk i ndajmë dhe cilësojmë njerëzit si të ASH-së, BDI-së, Alternativë, sepse ne punojmë për të gjithë pa dallime partiake. Unë ju lutem të flisni me të gjithë, me ata intelektualë që janë të çmuar, me çdo arsimtar që i thotë vetes arsimtar dhe intelektual. T’i themi në mënyrë shumë të njerëzishme se nëse janë andej nuk e kanë vendin atje, sepse arsimtari është një misionarë ashtu siç ishin misionarët tanë të rilindjes. Kur sheh që klasat për çdo ditë po zbrazen dhe se është degraduar arsimi për disa vite, ti nuk e ke vendin atje, por të rreshtohesh përkrah Bekim Pocestës. Flisni edhe me ata Flisni edhe me ta që politikën e kuptojnë më shumë se një vend pune. Ju lutemi të merremi më shumë seriozisht”, theksoi Sela.

Ai komentoi edhe deklarimet e fundit nga tubimet e BDI-së, duke shtuar se nuk merren me këto deklarata që i quajti “të kota të kundërshtarëve tanë politik”.

“Ne i kemi kursyer realisht edhe pse detyra e opozitës është t’ua çjerr maskën, duke i lënë e mos i përmendur fare. A e shihni se kanë nis të merren me ne. Unë nuk pres ndryshe dhe sjellje ndryshe nga disa politikanë që kanë ardhur prej rruge. Aliu ta ndale atin sepse ka marrë rrugë të mbrapshta. Ata me siguri se i shoh që i kanë qejf rrjetet sociale, ne s’kemi nevojë t’u japim përgjigje, sepse përgjigjen e marrin nga qytetarët, nga komentet e tyre”, theksoi Sela.

Sipas tij, Dibra e bën Dibër edhe Shkupin, edhe Prishtinën, Tiranën dhe dibranët çdo herë kanë ditur ta nderojnë shqiptarin dhe shqiptarinë kudo që kanë jetuar dhe do të vazhdojnë tia rrisin namin shqiptarisë. “Unë ju premtoj si mërgatë që bashkë që Dibrën do ta gjeni në duar më të sigurta, më të mira, në njerëz që dijnë të kujdesen për Dibrën, sepse vijmë me qëllime të pastra, sepse numri 6 do ta kthejë shpresën këtu në Dibër dhe për gjithë shqiptarët. Unë ju bëj thirrje për një mobilizim sa më maksimal”, tha kreu i ASH-së.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img