22.8 C
Skopje
Thursday, September 21, 2023

Po përgatitet ligj që do t’i shkarkojë kryetarët e komunave të cilët nuk dinë të menaxhojnë

Shkup, 12 korrik – Komunat edhe më tej vazhdojnë të jenu të zhytura në borxhe, kryesisht për punë të kryera ndërtimore dhe mirëmbajtjen e tyre. Komunat kanë borxh prej 75,7 milion eurove. Nga 80 komuna prej të cilave kishte kërkuar listën e borxheve portali A1on, vetëm 8 prej tyre ishin deklaruar se nuk kanë borxhe fare. Ato janë Qendër Zhupa, Sopishtja, Rosomani, Kumanova, Zelenikova, GaziBaba, Vallandova dhe Aerodromi, transmeton Zhurnal.

Të tjerat, në vend se të ulin borxhet, ashtu siç kërkoi ish kryeministri Zoran Zaev kur me 50 milion euro nga buxheti qendror mbuloi gjysmat e borxheve dhe ua zhbllokoi llogaritë, për tre vite të papërfunduara, arritën ta ritin borxhin për mbi 25 milion euro. Borxhi i komunave nga 100 milion euro para tre viteve, me ndihmë të Qeverisë u ul në 50 milion, por ja që tani përsëri është ngritur në 75,7 milion.

Ministri për vetqeverisje lokale, Goran Milevski thotë se nga kjo distancë kohore, ndihma nga buxheti qendror është treguar si veprim i gabuar.

“Me të vërtetë kishte revolt të madh te shumica e madh e kryetarëve të komunave, kishin të drejtë dhe unë ndaj të njejtin mendim sepse u bë një veprim i gabuar. Me dhënien e 50 milion eurove, u shpërblyen komunat që punuan në mënyrë jo të denjë, gjegjësisht kryetarët që në mënyrë të pandërgjegjshme kanë menaxhuar komunën, ndërsa u dënuan ato komuna që nuk kishin fare borxhe. Në këtë mënyrë ne dërguam mesazh se është më mirë të keni borxhe dhe të harxhoni mjete pa kufi sepse gjithnjë do të vijë ndonjë kryeministër që do t’ua falë borxhet. Me vet faktin që nuk ulen borxhet, por kemi përsëri rritje të borxheve, u dëshmua në praktikë dhe kjo nuk është zgjidhje e problemit me borxhet e komunave”, thotë ministri Milevski për A1on.

https://youtu.be/K0K7NNdhOwA

Ministria për Vetqeverisje Lokale po punon së bashku me Ministrinë e Financave për një zgjidhje të re për problemet me borxhet, e cila pret tanimë një gjysmë viti që t’i vijë rendi për debat në Kuvend, transmeton Zhurnal.

“Ne duam të regullojmë këtë në mënyrë tjetër, me reprogramimin e obligimeve të pashlyera. Faktikisht, shteti do të obligon përmes ministrisë së financave, e cila do t’ua blejë borxhet komunave dhe komunat duhet t’i kthejnë në afat prej dhjetë viteve me zero interes. Në këtë mënyrë qarrtë dërgojmë mesazh se asnjë borxh nuk do të falet, por do të duhet të kthehet. Nga ana tjetër, u japim kryetarëve të komunave ët marin frymë dhe të implementojnë programin që e kanë pavarësisht nga cila parti politike vijnë”, thotë Milevski.

Milevski paralajmëron ndryshime të ligjit dhe do të shkohet edhe në variantin e dënimit, madje edhe tërheqjen e kryetarëve të komunave nga posti.

“Shifni, këshilli mund të shpërbëhet në baza të ndryshme, kjo ndodhi në Tetovë, mirëpo tek kryetarët e komunave kjo nuk është e mundur dhe do të ishte mirë të gjendet forma që të përjashtohet kryetari. Konsideroj se duhet të ketë mekanizma më të lehta për kryetarë të korruptuar, jokualitativ, të paaftë, kryetarë që mezi presin t’u përfundojë mandati, të kenë mundësi qytetarët t’i zgjidhin në periudhë më të shkurtër kohore sepse gjithsesi, qytetarët e pësojnë. Katër vite t’ia merni nga jeta dikujt është me të vërtetë shumë që të kënaqen frustrimet tuaja derisa jeni në funksion”, thotë Milevski.

Sipas lartësisë të borxheve, në mënyrë më të dobët kanë menaxhuar kryetarët e Tetovës, me borxh prej 13,5 milion euro. Më pas vijon Ohri me 11 milion euro ndërsa vijojnë Struga me 3,5 milion euro, Dellçeva me 3,3 milion euro, Qendra me 2,7 milion euro, Manastiri me 2,3 milion euro, Karposhi dhe Gjorçe Petrovi me nga 2 milion euro, Vasileva me 1,5 milion euro dhe Kisella Voda me 1,3 milion euro.

Dymbëdhjetë komuna punojnë me llogari të bllokuara përshkak borxheve të mëdha. Ohri dhe Struga janë të bllokuara që nga viti 2005 ndërsa si komunë me bllokadë më të gjatë është Dellçeva, llogaria e së cilës është bllokuar që nga viti 2000 dhe atë për një borxh për ndërtimin e një rruge në vitin 1997.

Nga komunat e Shkupit, me llogari të bllokuar nga tetori i vitit 2018 punon edhe Karposhi. Stevço Jakimovski, kryetari i Karposhit i cili ishte në krye të komunës edhe gjatë periudhës 2009 – 2017, thotë se prej kur ka ikur ai, të ardhurat në komunë janë ulur për 50%.

Mes komunave me borxh më të madh deri para dy viteve ishte edhe Kumanova, llogaria e së cilës u zhbllokua në vitin 2020 pas nëntë viteve bllokim, ndërsa u paguan borxhe të bëra madje gjatë ish Jugosllavisë./Zhurnal.mk

Marketing
Related news