22.8 C
Skopje
Monday, May 23, 2022

Platformë e hapur përmes së cilës kompani gjermane-blerëse kërkojnë furnizues nga Maqedonia e Veriut

Qasje dhe organizim i takimeve B2B me numër të madh të kompanive gjermane-blerëse të cilët janë në gjurmim të kompanive-furnizuese, mundëson platforma “ANK Industrial Suppliers Forum”.

Siç thotë drejtori i Delegacionit të ekonomisë gjermane, Patrik Martens, platforma është vendosur për herë të parë këtë vit, në bashkëpunim me disa oda ekonomike gjermane, nën kryesimin dhe inicimin e odës ekonomike gjermane në Poloni.

Afati për paraqitje është deri më 31 tetor 2021 në https://ahk-isf.eu/public/

AHK Industrial Suppliers Forum

AHK Industrial Suppliers Forum created to become the largest supplier community in Europe. The community is especially for new and qualified suppliers and German Buyers and distributors.
ahk-isf.eu

“Qëllimi i kësaj nisme të përbashkët është lidhja e kompanive-furnizuese nga Maqedonia e Veriut me kompani-blerëse dhe partnerë afaristë nga Gjermania. Situata e sapokrijuar në tregun botëror kërkon nga kompanitë-furnizuese harmonizim të ri të infrastrukturës afariste dhe logjistike. Sipas hulumtimit të Unionit të odave ekonomike gjermane për industri dhe tregti (DIHK) nga viti 2020, pothuajse 60 për qind e kompanive industriale nga Gjermania kërkojnë furnizues të rinj nga Evropa”, theksoi Martens.

Ai sqaroi se në suaza të AHK Industrial Suppliers Forum, kërkohen furnizues nga sektorët: përpunim i metaleve, përpunim i plastikës, automatizim, komponente elektronike, pjesë makinerike dhe TIK-zgjidhje për industrinë.

Industrial Suppliers Forum është fushatë e përbashkët e disa Odave ekonomike gjermane jashtë vendit (AHK) nga Evropa, me qëllim të thjeshtohet gjurmimi rreth furnizuesve të rinj dhe të përshpejtohet zhvillimi i biznesit

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img