14.8 C
Skopje
Tuesday, September 26, 2023

Platforma për luftë kundër korrupsionit kërkon dorëheqjen e prokurorit publik Lubomir Joveski

Shkup, 17 gusht – Platforma e organizatave civile për luftë kundër korrupsionit kërkon dorëheqjen e prokurorit Lubomir Joveski nga pozita e prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas deklaratës së sotme të Platformës para Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga dokumentari “Vrasja në Tetovë”, hetimi i prokurorit publik për zjarrin në spitalin modular në Tetovë nuk është i plotë dhe nuk vlerëson sa duhet konkluzionet e paraqitura në Ekspertizën Zyrtare të ekspertëve gjermanë.

“Si rrjedhojë, në opinion po ngrihen dyshime për veprimet më profesionale të prokurorisë dhe neglizhencë të rrethanave që mund të zgjerojnë akuzat dhe të inkriminojnë persona të tjerë”, thonë nga platforma.

Plotësojnë se kjo pasohet nga fakti se Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ende po heton pretendimet për korrupsion në zbatimin e prokurimit publik në këtë rast, përkundër faktit se afati nga neni 301 i LPK-së tashmë është tejkaluar.

“Megjithatë nuk i janë ofruar shpjegime publikut se pse është shtyrë afati në përputhje me paragrafët 2 dhe 3 të të njëjtit nen, ose pse përkundër kësaj zgjatjeje, hetimi nuk rezulton në përfundim”, shtojnë prej atje.

Në zjarrin në spitalin modular të Tetovës në vitin 2021 jetën e humbën 14 persona. Lidhur me rastin Gjykata e Tetovës ka shqiptuar dënim me kusht për drejtorët e akuzuar Florin Besimi dhe Artan Etemi dhe personin juridik Spitali Klinik për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”. Aktgjykimi i pafajshëm u dha për mjekun Boban Vuçevski, i cili akuzohej për veprën penale “mosrespektim i dispozitave shëndetësore”. 

Marketing
Related news