6.8 C
Skopje
Friday, March 29, 2024

Plagosi ish të dashurën, flet 30-vjeçari shqiptar

Ky është 30-vjeçari Fadil Nikaj nga Shkodra, i cili të shtunën terrorizoi qytetin e Vlorës, dhe plagosi me armë zjarri ish- të dashurën, 20-vjeçaren nga Berati Kostandina Zanaj.

Ngjarja ndodhi në një lokal, ku i riu shkodran, hodhi dhe një granatë por fatmirësisht nuk shpërtheu. Ai është marrë në pyetje nga grupi hetimor i policisë së Vlorës, ku është shfaqur në gjendje të rënduar psikologjike.

“Tentova ta trembja. Nuk kisha si qëllim që ta qëlloja” ka thënë Nikaj i cili gjithashtu tregoi pendesë për ngjarjen e rëndë.

Ngjara ndodhi në lagjen “28 Nëntori” ku autori kishte lënë një takim me 20-vjeçaren. E reja nga Berati që është studente në Vlorë kishte vendosur të ndahej nga Nikaj por ky i fundit nuk e ka pranuar këtë.

Ai e ka tërhequr zvarrë vajzën për disa metra dhe më pas i ka drejtuar pistoletën duke e qëlluar me plumb në këmbë.

Në çantë ka pasur dy granata, njërën e hodhi në lokal, por fatmirësisht nuk shpërtheu pasi kishte siguresën.

Nikaj akuzohet për vrasje të mbetur në tentative, si dhe posedim të armëve dhe municioneve luftarake pa leje. Për këtë ai pritet të dalë të hënën para gjykatës së Vlorës, për tu njohur me masën e sigurisë.

Marketing
Related news