-3.2 C
Skopje
Thursday, December 9, 2021

Plagoset një 65 vjeçar në Lushnjë nga vëllai i tij, policia arreston të dyshuarin

Një 65-vjeçar u plagos sot në orët e para të mëngjesit në fshatin Ngurrëz e Vogël në Lushnjë.

Mësohet se shtetasi Faik Veliu është plagosur nga vëllai i tij Sami Veliu.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, ndërkaq Top Channel ka mësuar se autori u kap teksa ishte i fshehur në një plantacion me shegë bashkë me armën e zjarrit tip kallashnikov.

Dyshohet se Sami Veliu vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Banorët shprehen se në dijeninë  e tyre, vëllezërit Veliu nuk kishin probleme me njëri-tjetrin dhe as probleme pronash.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img