0.8 C
Skopje
Friday, January 27, 2023

Petkovski: Vizita e kryeministrit holandez Rute kyçe për vendimin e Kastriot Rexhepit

Shkup, 12 nëntor – Ish kryetari i Kuvendit Tito Petkovski, e mbron të drejtën e deputetit të Besës, Kastriot Rexhepi, që të votojë sipas bindjeve të veta lidhur me tentimin e djeshëm të opozitës që të mposhtim Qeverinë.

Në një intervistë për “Utrinski Brifing”, Petkovski u shpreh se momenti kyç për ndryshimin e mendimit të tij, ishte vizita e kryeministrit holandez Mark Rutte në Maqedoni, i cili para dy ditëve mbajti takim me kryeministrin Zoran Zaev, informon Zhurnal.

“Nuk kam informata nëse pardje Kastriot Rexhepi ishte prezent në takimin me Zaev po përsëri do të them kjo është e drejtë e tij. Kjo është vetëm pjesë e rrugës deri në fitimin e demokracisë”, thotë Petkovski.

Petkovski konsideron se ngjarjet e fundit në Maqedoni, e kanë ngritur alarmin në vendet e Bashkimit Evropian.

“Në këtë moment alarmin e ngriti ndërjegja e vendeve anëtare të BE-së. Jo rastësisht erdhi kryeministri holandez rute. Vet prezenca e tij tregoi se diçka pozitive po ndohdë në BE, por gjithsesi të frikësuar ishin që gjërat të mos marin kahje tjetër. Nëse nuk marim datë për fillim të negociatave do të kemi përsëri dëshpërim, por BE po mobilizohet”, komentoi Petkovski.//Zhurnal.mk

Latest news
Related news