9.8 C
Skopje
Saturday, April 20, 2024

Petkoviq sërish kthehet prapa, i ndalohet hyrja në Kosovë

Drejtorit i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq i cili kishte planifikuar që sot të vizitonte Kosovën i është ndaluar vizita e tij nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Kështu kanë konfirmuar në një nga MPJD.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk e ka aprovuar kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviq për të vizituar Kosovën në datën 15 dhjetor 2021”, thuhet në përgjigje.

Ministria nuk ka dhënë detaje në lidhje me arsyet për të cilat nuk e ka aprovuar këtë kërkesë, por herën e fundit kur i është refuzuar hyrja në Kosovë Petkoviqit, MPJD kishte thënë se kjo është bërë për arsye se Petkoviq duke shkelur marrëveshjet e lidhura, vizitat e tij të mëparshme në mënyrë të përsëritur i ka keqpërdorur për të nxitur përçarje në mes të komuniteteve dhe për të provokuar institucionet zyrtare të Republikës së Kosovës. 

Marketing
Related news