0.8 C
Skopje
Tuesday, November 29, 2022

Pesë dekada nga restaurimi i Kodikut Beratinus në Kinë

Shqipëria prezantohet denjësisht me thesare të kulturës dhe qytetërimit të lashtë, dhe në këtë panteon vlerash spikatin pa dyshim edhe dy kodikët e purpurt të Beratit, të njohur edhe si BERATINUS 1 e BERATINUS 2.

Kodikët e Beratit janë ndër shtatë kodikët e purpurt më të hershëm që ruhen në botë, ndër tre kodikët që formojnë shkollë shkrimesh dhe ndër tre arketipat e Shkrimeve të Shenjta në historinë botërore.
Këto pasuri të rralla për historinë e mendimit të krishterë, të dëmtuara rëndë, pasi qëndruan disa dekada fshehur në Kishën e Fjetjes së Shën-Mërisë, sot Muzeu i Ikonografisë “Onufri” i Beratit, “u rikthyen në jetë” pas “shërimit” në Kinë.

Sivjet është 50-vjetori i restaurimit dhe shfaqjes ndaj publikut të kodikëve të purpurt të Beratit.
Në vitin 1971, Shqipëria dhe Kina zhvilluan bashkëpunim për të restauruar dy dorëshkrimet e vyera. Mbi 20 institucione u bënë bashkë në Pekin për të marrë përsipër restaurimin. Pas një pune shumë të gjatë e të mundimshme, por plot pasion, dy dokumentet e vjetra “u rinuan”.

Pikërisht ky bashkëpunim i frytshëm me Kinën e ndihmoi Shqipërinë të ruajë një trashëgimi të rrallë jo vetëm kombëtare, por edhe botërore, duke shërbyer si elemente të kodit të trashëgimisë dhe të rolit dhënës të kulturës shqiptare.

https://www.facebook.com/zhurnal.mk/videos/689525888482664
Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img