-3.2 C
Skopje
Thursday, December 9, 2021

Përshkak zgjedhjeve, letërnjoftime do të jepen edhe për vikend

Shkup, 12 tetor – Në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 17 tetor, MPB njofton qytetarët se reparti për punë me qytetarë, do të punojë edhe ditën e shtunë e të diel, me qëllim që qytetarë me dokumente të skaduara, të mund t’i marin të njejtat dhe të mund të votojnë.

Njësitë e MPb-së në Kumanovë, Shtip, Veles, Strumicë, Manastir, Ohër, Tetovë dhe Shkup do të punojë të shtunën nga ora 08:00 deri në ora 16:00.

Të dielën ditën e zgjedhjeve, MPB do të punojë vetëm për dhënien e letërnjoftimeve të cilat janë të gatshme dhe atë nga ora 07:00 deri në ora 19:00, duke përfshirë këtu dhe pikat në Gjorçe Petrov, Beko, Butel dhe Draçevë.//Zhurnal.mk

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img