14.8 C
Skopje
Thursday, May 26, 2022

Përpos TMRO-së, edhe LSDM ka parashtruar gjashtë ankesa në KSHZ

Shkup, 2 nëntor – Deri në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) deri sot në përfundim me orën 15 janë dorëzuar gjithsej 13 ankesa për procedurën e votimit dhe procedurën për mbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve.

“Janë dorëzuar shtatë ankesa nga partia politike TMRO, të cilat kanë të bëjnë në procedurën për mbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve në vendvotimet 1156, 1178, 1157, 1182, 1183, 1176 dhe 1181 në Komunën Nagoriçan të Vjetër”, bëri të ditur KSHZ-ja.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve informon se janë parashtruar edhe gjashtë ankesa nga Koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja, të cilat kanë të bëjnë në procedurën për votim, gjegjësisht për mbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve në vendvotimet 2966/1 dhe 2958/1 në Komunën Shuto Orizare, për vendvotimin numër 162 në Komunën Konçe dhe për vendvotimet 835, 874 dhe 865 në Komunën e Koçanit

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img