8.8 C
Skopje
Wednesday, September 28, 2022

Përmes celularit, internetin e përdorin 1 398 860 parapagues

Shkup, 2 tetor – Numri i parapaguesve aktivë në telefoninë celulare në tremujorin e dytë të këtij viti është 1.867.694, ndërsa janë realizuar 1.523.126.310 minuta bisedë. Parapagues pri pejd rezidencial janë 725.868, ndërsa post pejd 892.456. Një pjesë e numrit të përgjithshëm janë edhe 249.370 post pejd parapagues afaristë.

Sipas të dhënave të Agjencisë për komunikime elektronike, në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i parapaguesve me qasje drejt internetit me shtrirje të gjerë dhe të ngushtë përmes telefonisë celulare është 1 398 860.

Pjesa më e madhe e tregut sipas numrit të parapaguesve në telefoninë celulare ka AI Maqedoni, 49,78 për qind, para Telekomit të Maqeodnisë (47,25 për qind), pas çka pasojnë Lajka mobajll (1,76 për qind), Robi (1,19 për qind) si dhe Greenmobajll (0,02 për qind).

Edhe sipas të ardhurave të realizuara, më e madhe është pjesëmarrja e Ai Maqeodni, (49,31 për qind), Telekomi i Maqedonisë ka pjesëmarrje në atë bazë prej 49,25 për qind, Robi prej 0,96 për qind, Llajka mobajll ka 0,45 për qind, ndërsa Green mobile prej 0,03 për qind.

Pjesëmarrje më të madhe në numrin e përgjithshëm të parapaguesve aktivë me qasje drejt internetit me shtrirje të gjerë dhe të ngushtë përmes rrjetit mobil (2G/3G/4G) në tremujorin e dytë të këtij viti ka A1 Maqedoni me 52,19 për qind, më pas Telekomi i Maqedonisë  ka 45,27 për qind, ndërsa Robi 1,60 për qind…

Raporti i Agjencisë për komunikime elektronike tregon se numri i linjave fikse sipas të gjitha teknologjive në tremujorin e dytë të këtij viti arriti 420.908, ndërsa në periudhën e analizuar janë realizuar 34.301.471 minuta bisedë. Drejt rrjeteve me shtete të huaja janë realizuar 522.177 minuta bisedë.

Telekomi i Maqedonisë me 52,91 për qind edhe më tej ka pjesëmarrje më të madhe në treg sipas numrit të linjave fikse, para A1 Maqedoni (39,73 për qind). Me 4,75 për qind është përfaqësuar operatori Robi, me 2,21 për qind Neoteli, me 0,53 Infel Net plus. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img