14.3 C
Skopje
Wednesday, May 25, 2022

Përmbytjet në Sicili – cikloni Apollo ‘zbarkon’ në ishullin italian

Rrugët u përmbytën dhe linjat e trenave u bllokuan derisa cikloni Apollo iu afrua ishullit italian të Sicilisë të premten, pasi një jave stuhish vdekjeprurëse.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, tre persona kanë vdekur tashmë këtë javë dhe udhëheqësi rajonal iu tha njerëzve në ishull të qëndrojnë në shtëpi për të shmangur atë që u përshkrua si një stuhi mesdhetare.

Stuhitë, shiu i rrëmbyeshëm dhe përmbytjet goditën qytetet Augusta dhe Syracuse.

Shërbimet e urgjencës shpëtuan disa persona nga shtëpitë e dëmtuara nga stuhia.

Tetë muaj reshje shiu ranë në Sicili në vetëm tetë orë, thanë vullnetarët e mbrojtjes civile, derisa Apollo shkatërroi bregun jugor dhe lindor.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img