30.8 C
Skopje
Wednesday, May 25, 2022

Përkundër masave, Rusia me rekord viktimash nga koronavirusi

Rusia raportoi të martën numrin më të lartë të viktimave nga koronavirusi: 1,178.

Numri i mëparshëm rekord – 1,161 – u regjistrua më 31 tetor.

Sipas task-forcës qeveritare për koronavirusin, shifra zyrtare e vdekjeve nga koronavirusi në Rusi është gati 241,000 – më e larta në Evropë dhe e katërta më e lartë në botë, pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit dhe Indisë.

Task-forca raportoi të martën edhe për 39,008 raste të reja të të infektuarve – mbi 5,000 prej tyre në Moskë.

Për të frenuar përhapjen e infeksionit, presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar periudhën e mospunës nga 30 tetori deri më 7 nëntor.

Gjatë kësaj kohe, shumica e agjencive shtetërore dhe bizneseve private do t’i pezullojnë operacionet.

Moska, ndërkaq, është futur në izolim të pjesshëm qysh të enjten e kaluar.

Vetëm dyqanet me shërbime esenciale, të tilla si ushqimoret dhe farmacitë, lejohen të punojnë.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img