22.8 C
Skopje
Monday, May 23, 2022

Përkeqësimi i situatës së Kovid, mbyllen shkollat, dyqanet dhe restorantet në Rusi

Dyqanet, restorantet dhe shkollat janë mbyllur pjesërisht në Moskë, pasi Rusia ka parë një rritje rekord të vdekjeve dhe rasteve të reja me COVID-19.

Vetëm dyqanet esenciale si, supermarketet dhe farmacitë lejohen të qëndrojnë të hapura në kryeqytet, ndërsa restorantet ofrojnë vetëm shërbim “delivery”.

Autoritetet gjithashtu u kanë dhënë punëtorëve në të gjithë Rusinë 9 ditë pushim, duke filluar nga e shtuna, në një përpjekje për të frenuar rritjen e rasteve.

Rusia ka raportuar një rekord 1,159 vdekje nga Covidi, në 24 orët e fundit.

Të dhënat zyrtare zbulojnë gjithashtu 40,096 raste të reja në 85 rajone të Rusisë, një tjetër rekord.

Kujtojmë se, bllokimi i fundit i madh i Rusisë ishte në maj-qershor 2020.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga Covid në Rusi në pandemi është zyrtarisht më shumë se 230,000, më i larti në Europë dhe një nga më të lartat në botë.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img