Seanca plenare ka përfunduar ditën e sotme pas 10 orësh debat dhe mbledhje. Në fund të seancës, Kuvendi ka miratuar me 97 vota pro ligjin për nënshtetësinë.
Po ashtu në seancën e sotme është miratuar me 78 vota projektligji për fondet e pensionit privat. Ndërkohë që u vendos me 77 vota pro zgjatja e mandatit të komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore.