14.3 C
Skopje
Wednesday, May 25, 2022

Përfundohet procesi për integrimin e plotë ushtarak të Maqedonisë së Veriut në NATO

Shkup, 12 nëntor – Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral major Azim Nuredin sot në Ministrinë e Mbrojtjes, do të realizojnë takim me gazetarë për të diskutuar për integrimin e plotë ushtarak të Maqedonisë së Veriut në NATO, proces ky që do të përfundojë me nënshkrimin e ardhshëm të Deklaratës së Përbashkët për Integrimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancë, javën e ardhshme.

Procesi i integrimit ushtarak të Maqedonisë së Veriut në NATO filloi pas nënshkrimit të Protokollit për anëtarësimin e vendit tonë në Aleancë. Procesi i integrimit ushtarak u monitorua, u koordinua dhe u zbatua nga një grup pune i përbërë nga ekspertë, i cili punoi në shtatë fusha: administrim, pajisje dhe modernizim, struktura e forcave, edukim, trajnim, ushtrime dhe vlerësim, logjistikë dhe mjekësi, integrim i sistemit për mbikqyrje ajrore me sistemin e NATO-s dhe sistemet e komunikimit dhe informacionit dhe mbrojta kibernetike.

Pas një sërë takimesh konsultative, në nëntor 2020 u mbajt Konferenca e parë vjetore për integrim, në të cilën u konstatua se procesi po ecën sipas dinamikës së planifikuar dhe se pavarësisht sfidave të pandemisë, integrimi ushtarak i Maqedonisë së Veriut në NATO do të përfundojë në vjeshtën e vitit 2021.

Në qershor të vitit 2021, pasoi Konferenca e Dytë Vjetore, e cila evidentoi progresin e dukshëm që vendi ynë ka bërë në këtë proces dhe konfirmoi edhe një herë se vendi do të integrohet plotësisht ushtarakisht në NATO në periudhën e planifikuar – deri në vjeshtën e vitit 2021.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img