10.8 C
Skopje
Sunday, February 25, 2024

Përfshihet nga zjarri një fabrikë në Gjilan

Një person ka njoftuar se është përfshi nga zjarri një fabrikë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 00:52 në fshatin Budrikë e Poshtme, në Gjilan.

Po ashtu njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe zjarrfikësit të cilët kishin filluar intervenimin për lokalizimin e zjarrit.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se është përfshi nga zjarri fabrika. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe zjarrfikësit të cilët kishin filluar intervenimin për lokalizimin e zjarrit, nga kontakti me  pronarin bën të ditur se shkaqet e zjarrit ende nuk dihen dhe dëmi është i konsiderueshëm. Rasti mbetet të hetohet”, thuhet në raport.

Marketing
Related news