33.8 C
Skopje
Monday, August 8, 2022

Përcaktohet teksti i Marrëveshjes për kushtet për qasje të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor

Shkup, 14 dhjetor – Qeveria në seancën e sotme e miratoi tekstin e Marrëveshjes për kushtet për ndërlidhjen e skemave elektronike të identifikimit për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, e cila synon t’u mundësojë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë qasje në shërbimet elektronike në portalet kombëtare të këtyre vendeve duke krijuar një identifikim elektronik “Ballkani i Hapur” realizim i mundësisë për qasje në tregun e punës në të tre vendet.

“Në këtë seancë u përcaktua teksti i Marrëveshjes për kushtet për qasje të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor, e cila, kur të ratifikohet nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia, do t’u mundësojë qytetarëve të këtyre tre vendeve të lëvizin dhe të punojnë lirshëm në secilën prej tyre”, kumtuan nga Qeveria.

Marrëveshja për kushtet për qasje të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor është rezultat i nismës “Ballkani i Hapur” për të thjeshtuar procedurat për qasje të barabartë në tregun e punës në rajon sipas shembullit të BE-së, që është një hap drejt pranimit të vlerave dhe praktikave në Bashkimin Evropian

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img