13.8 C
Skopje
Tuesday, May 24, 2022

Për rethin e dytë zgjedhor janë akredituar 1598 vëzhgues, gazetarë dhe përkthyes

Shkup, 31 tetor – Në rrethin e dytë të Zgjedhjeve Lokale 2021 janë akredituar gjithsej 1598 vëzhgues vendas dhe të huaj, gazetarë dhe përkthyes.

Numri i tyre është më i lartë për 347 krahasuar me rrethine parë kur u akredituan 1251.

Nga vendorët më të numërt janë nga Asociacioni qytetar AKSIOS 2017 dhe nga Shoqata CIVIL, ndërsa pjesa tjetër janë nga Qendra për liri Shkup, Shoqata për afirmimin e vlerave njerëzore dhe integrim rinor Mak-Sonce, nga Instituti për strategji ekonomike dhe marrëdhënie ndërkombëtare Ohër-Shkup, nga Qendra kombëtare rome, nga Parandalimi civil “Parandalimi gjatë zgjedhjeve” dhe nga Asociacioni i federalistëve të rinj evropian – XHEF.

Mes të huajve më shumë janë nga Misioni special për vlerësimin e zgjedhjeve të OSBE/ODIHR dhe nga Ambasada amerikane, ndërsa zgjedhjet do të monitorohen edhe nga vëzhgues nga IFES, Ambasada britanike, ambasadat e Francës, Hungarisë, Shqipërisë, Rusisë, Holandës, Italisë, Republika Çeke, Kroacisë, Kosovës, Greqisë, Bullgarisë, Spanjës, Letonisë dhe Austrisë, si dhe nga Komisioni Qendror Zgjedhor i BeH-së.

Janë akredituar edhe 10 gazetarë të huaj.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img