30.8 C
Skopje
Wednesday, May 25, 2022

Pendarovski ua uroi të gjithë qytetarëve që e festojnë, Ujin e Bekuar

Shkup, 19 janar – Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me rastin e festës së madhe krishtere – Uji i Bekuar, dërgoi urime deri te të gjithë qytetarët, të cilët e festojnë festën sipas kalendarit Julian dhe deri te kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvia e Ohrit, mitropoliti i Shkupit, arqipeshkvi i Ohrit dhe maqedonas, ipeshkvi z.z. Stefan.

Pendarovski në urimin me rastin e festës Uji i Bekuar, të gjithëve që festojnë u dëshiroi ta kalojnë para së gjithash në shëndet të mirë, të plotësuar me qetësi, harmoni dhe gëzim.

“Edhe këtë vit, si dhe vitin e kaluar – Ujin e Bekuar e festojmë me epideminë ende të pranishme të Kovid-19, si dhe me sfidat e shumta ekonomike dhe shoqërore. Le të bëhet shenjtërimi i ujërave maqedonase mbështetja e jonë shpirtërore në tejkalimin e të gjitha sfidave. Me qetësi dhe me lutje, të solidarizuar dhe të kujdesshëm të ngritemi mbi të gjitha fatkeqësitë dhe problemet. T’i plotësojmë zemrat me shpresë dhe me besim dhe t’u dhurojmë dashuri të pakushtëzuar të afërmve. Urime Uji i Bekuar!”, qëndron në urimin e shefit të shtetit, Stevo Pendarovski.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img