6.8 C
Skopje
Friday, December 9, 2022

Pendarovski – Radev: Angazhim për zgjerimin e bashkëpunimit në shumë fusha me interes reciprok

Sofje, 1 tetor – Mundësitë për avancimin e mëtutjeshëm të  marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, si dhe sfidat aktuale nga kriza energjetike me të cilën përballet Evropa, ishin tema kryesore e takimit të presidentit Stevo Pendarovski në Sofje me homologun  e tij bullgar Rumen Radev.

Siç kumtoi Kabineti i shefit të shtetit, presidentët Pendarovski dhe Radev u angazhuan për zgjerimin e bashkëpunimit në shumë fusha me interes reciprok.

“Dy presidentët shkëmbyen informacione rreth situatës me krizën energjetike dhe përballjen me të. Në takim u shkëmbyen mendime rreth mundësive për furnizimin e energjisë elektrike nga Republika e Bullgarisë, me respektimin e rregullativit evropian”, shtohet në kumtesë. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img