22.8 C
Skopje
Thursday, September 21, 2023

Pendarovski në takim me përfaqësuesen e Unionit të gazetarëve frankfonë Zara Nazarian

Shkup, 1 tetor – Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot në kabinetin e tij realizoi takim me Zara Nazarian, sekretare e përgjithshme e Unionit të gazetarëve frankofonë, me rastin e formimit të Shoqatës frankofone të gazetarëve nga Maqedonia e Veriut si anëtare e plotfuqishme në Shoqatën ndërkombëtare frankofone.

Nga Kabineti i presidentit informojnë se gjatë takimit, sekretarja e përgjithshme Nazarian e informoi presidentin Pendarovski për aktivitetet vijuese të Unionit të gazetarëve frankofonë dhe angazhimet për promovimin e kulturës dhe diversitetit gjuhësor dhe vlerat evropiane për lirinë e shprehjes si një nga përfitimet bazë të shoqërive demokratike.

“Presidenti Pendarovski duke e përshëndetur formimin e shoqatës frankofone të gazetarëve në Maqedoninë e Veriut e theksoi rëndësinë nga anëtaërismi i gazetarëve të Maqedonisë së Veriut në Union, si mundësi për bashkëpunim institucional në kuadër të BE-së, si dhe këmbimin e përvojave në drejtim të zhvillimit të vazhdueshëm të vlerave etnike dhe standardeve dhe parimeve profesionale”, thuhet në kumtesë.

Marketing
Related news