24.8 C
Skopje
Monday, September 25, 2023

Pendarovski në Nju-Jork u takua me Bejlin

Shkup, 22 shtator – Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në Nju-Jork u takua me ish-ambasadorin e SHBA-së në Shkup, Xhes Bejli.

Shefi i shtetit, i cili në Nju-Jork qëndron në Asamblenë e përgjithshme të KB-së, publikoi në Fejsbuk se e ka falënderuar Bejlin për mbështetjen e përhershme që vendi e merr nga SHBA-ja.

“Në Nju-Jork u takova me ish-ambasadorin amerikan në vendin tonë, Xhes Bejli. Biseduam për gjendjen aktuale në Maqedoninë e Veriut dhe për ngjarjet në rajonin më të gjerë. E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pa rezervë, të cilën SHBA-ja ia jep Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thekson Pendarovski në publikimin në FB. 

Marketing
Related news