5.8 C
Skopje
Thursday, December 7, 2023

Pendarovski në Këshillin e Sigurimit/ Foli në debatin e hapur për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare

Nju Jork, 21 shtator – Presidenti Stevo Pendarovski dje pasdite në Nju Jork foli në debatin e hapur për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare të Këshillit të Sigurimit. Në fjalën e tij, presidenti tha se detyra më urgjente e Këshillit të Sigurimit është të angazhohet në mënyrë proaktive për përfundimin e luftës në Ukrainë. Hapi i parë duhet të jetë një armëpushim i menjëhershëm dhe pa kushte, për të krijuar një mjedis për fillimin e negociatave. Gjatë gjithë procesit, Kombet e Bashkuara duhet të themelojnë një mision paqeruajtës me detyrë kryesore mbikëqyrjen e armëpushimit dhe ndihmën humanitare për civilët”, theksoi presidenti Pendarovski.

“Është e qartë se ky bllokim zvogëlon besueshmërinë dhe besimin e njerëzve se Kombet e Bashkuara mund të arrijnë efektivisht objektivin kryesor për të cilin u krijua pothuajse tetë dekada më parë. Pa asnjë alternativë të besueshme ndaj perspektivës që rendi aktual ndërkombëtar të ketë mbështetjen e shumicës së kombeve, është e kuptueshme pse zhgënjimi i njerëzve me mosveprimin e OKB-së po bëhet më i fortë.”- deklaroi Stevo Pendarovski.

Marketing
Related news