-2.2 C
Skopje
Thursday, January 20, 2022

Pendarovski: Me familjen time e përmbushëm obligimin qytetar, të dhënat e regjistrimit na nevojiten për krijimin e politikave

Shkup, 17 shtator – Presidenti Stevo Pendarovski sot në Fejsbuk ka bërë të ditur se bashkë me familjen e tij e kanë përmbushur detyrimin qytetar për regjistrimin dhe se të dhënat e këtij operacioni statistikor janë të domosdoshme për krijimin e politikave.

“Sot me familjen time e përmbushëm detyrimin tonë qytetarë. Të dhënat e nevojshme për #Regjistrim2021 nuk merr më shumë se 15 minuta. Me regjistruesit kemi folur edhe për zhvillimin e deritashëm të procesit, jehonën dhe reagimet e qytetarëve”, ka shkruar Pendarovski.

Presidenti ka shtuar se të dhënat e këtij operacioni statistikor janë të nevojshme nga çdo aspekt dhe na japin kahe për planifikim të politikave dhe strategjive të ardhshme.

Gjithsej 800 008 persona, 249.500 amvisëri dhe 336.109 banesa janë regjistruar deri ditën e djeshme në orën 20, bëri të ditur ESHS-ja. Mundësia për vetregjistrim të personave në diasporë deri tani e kanë shfrytëzuar – 193.168 persona. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img