14.8 C
Skopje
Thursday, May 26, 2022

Pendarovski: Fakulteti juridik duhet t’i adresojë çështjet më të rëndësishme të kohës moderne

Shkup, 5 nëntor – Fakulteti juridik në Shkup është ndërtuar në themelet e shtetit bashkëkohor maqedonas. Nga këto salla vijnë njerëzit të cilët morën pjesë në formimin e arkitekturës politike, institucionale dhe juridike të shtetit. Fakulteti juridik “Justiniani i Parë” është alma mater e gjeneratave të juristëve, avokatëve, gjykatësve, politikologëve, gazetarëve dhe politikanëve të cilët lanë gjurmë të paharueshme në sistemin tonë juridik, politik dhe në përgjithësi, kishin ndikim mbi zhvillimin demokratik të vendit.

Këtë e theksoi presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e tij me rastin e 70-të vjetorit të themelimit të Fakultetit juridik “Justiniani i Parë”.

Presidenti përkujtoi se Fakulteti Juridik ishte edhe njëri nga pionierët në reformat arsimore evropiane tek ne dhe se përmes Procesit të Bolonjës, sistemit evropian të transfertave të kredive dhe programi Erazmus +, Fakulteti Juridik u mundësoi studentëve të bëhen pjesë e hapësirës së vetme arsimore evropiane, t’i thellojnë njohuritë e tyre dhe të fitojnë shkathtësi të reja në universitetet evropiane.

Presidenti theksoi se koha e re solli edhe sfida të mëdha edhe në fushën e arsimimit me ç’rast, siç tha, sfida e parë është konkurenca gjithnjë e më e theksuar mes disiplinave të ndryshme akademike.

Ai theksoi se për ta ruajtur rëndësinë e tij, Fakulteti duhet t’i adresojë çështjet më të rëndësishme shoqërore të kohës moderne, lidhur me të ardhmen e demokracisë, qeverisjen e së drejtës, dezionformatat, funksionalitetin e institucioneve dhe luftën kundër korrupsionit.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img