6.8 C
Skopje
Thursday, December 7, 2023

PDSH zgjodhi kryesinë e re dhe miratoi platformën për zgjedhjet lokale (VIDEO)

Tetovë, 23 shtator – PDSH në Kuvendin Qendror të mbajtur sot ka miratuar platformën zgjedhore për zgjedhjet lokale, ku kreu i kësaj partie, Menduh Thaçi tha se ajo ofron zgjidhje të problemeve reale dhe jetësore të shqiptarëve në komunat e tyre.

Ai theksoi se fitorja bindëse do të jetë në Tetovë me profesorin Sadi Bexheti, sepse janë vulosur veprat e tij me punë konkrete.

Në këtë kuvend është miratuar edhe kryesia e re partiake, nënkryetari dhe sekretari i përgjithshëm.

Nënkryetarë janë zgjedhur: Azem Sadiku, Ragmi Isufi, Valbona Toska, Fatmire Isaku, Renata Elezi, ndërsa sekretar është zgjedhur Sali Ajdini.

https://www.facebook.com/pdsh.info/videos/1837447536459191
https://www.facebook.com/pdsh.info/videos/256112233081662
Marketing
Related news