15.8 C
Skopje
Wednesday, October 5, 2022

PDK akuzon Qeverinë se legalizoi tagrat “KM, PZ, PR”: Marrëveshja e Brukselit cenon sovranitetin shtetëror

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se marrëveshja e arritur në Bruksel për çështjen e targave, e cenon sovranitetin shtetëror.

“Kjo marrëveshje tashmë e ka futur brenda territorit të Kosovës, Serbinë. I kërkojmë kësaj Qeverie që ta ndalin dëmin që janë duke ja shkaktuar Republikës së Kosovës. Siç po shohim shpresoj që mjetet demokratike të na mjaftojnë neve si opozitë që t’ju ndalim, por si duket jo”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka shtuar se vendimi për reciprocitet ishte i pa-konsultuar me askënd, dhe se pavarësisht kësaj si opozitë ata e mbështetën.

“Ne si opozitë çfarëdo vendimi të Qeverisë që është karshi Serbisë ne në padyshim e përkrahim. Dy javë mbrapa jemi në një situatë tjetër, situatë që nuk do ta dëshironte asnjë qytetar. Marrëveshja në Bruksel është jashtëzakonisht e dëmshme që legalizoj targat PR, PZ, KM që lëshon qeveria e Serbisë”, tha Tahiri.

Ai shtoi se këto targa lëshohen nga Qeveria e Kosovës për Kosovën,.

“Kjo qeveri ka pranuar që këto targa të lëshohen për Kosovën në mënyrë legale. Ky është hapi i parë që keni filluar me implementuar Zajednicën. Për dy dekada nuk ka pasur marrëveshje më të dëmshme se kjo. Vuçiqi në Serbi i merr 5 euro dhe Albini me ministrat e vet i merr 5 euro me këto stikersa”, u shpreh Tahiri.

Tahiri tha se “kjo qeveri është e lënduar karshi Vuçiqit, Vuçiqi ka shënuar fitore të madhe ndaj neve”. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img