2.8 C
Skopje
Wednesday, December 8, 2021

Pavarësisht që vazhdimisht kollitej gjatë takimit me ministrat e kabinetit, Putin pretendon se nuk është infektuar me COVID-19

Videoja e presidentit rus Vladimir Putin duke u kollitur gjatë një takimi virtual me ministrat e Kremlinit, është publikuar vetëm një ditë pas incidentit që e “detyroi” atë të mohoj se është infektuar me COVID-19.

Megjithatë kollitja e tij ka nxitur dyshime se lideri rus nuk po merr pjesë nëpër samite pikërisht për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

69-vjeçari mundohej të bindte ministrat e tij se është mirë dhe se ka mjaftueshëm antitrupa, duke “fajësuar” ajrin e ftohtë për kollën.

Ishte politikania Valentinna Matviyenko, e cila i tha se kolegët ishin të brengosur për gjendjen e tij shëndetësore.

Madje ai nuk ka marrë dozën e dytë të vaksinës anti-COVID, duke pretenduar se ka përqindje të madhe të antitrupave. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img