0.8 C
Skopje
Friday, January 27, 2023

Pas mocionit u “tollovit” politika, athua kush fitoi, e kush humbi pika?

Shkup, 12 nëntor – Sado që mocioni për rrëzimin e qeverisë dështoi në mënyrë misterioze, shkaku i rastit me deputetin Kastriot Rexhepi, megjithatë ky dështim ka sjellë ndryshime në peshoren politike në Maqedoninë e Veriut, me theks të veçntë në eshoren politike shqiptare.

Mocioni i dështuar ka rikthyer përparësinë psikologjike në favor të BDI-së, të lëkundur në masë të madhe pas humbjeve në Tetovë e Gostivar. BDI tejkaloi rrezikun më të madh që ka pasur deri më sot për të shkuar në opoztë dhe kjo vlerësohet nga anëtarësa e partisë që është rritur e kalitur tani e 20 vite në puhshtet. Megjithatë barrë e madhe për rejingun e kësaj partie edhe më tej mbetet zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi. Ai mbetet figurë e papranueshme jo vetëm te një pjesë e madhe e opinionit shqiptar, por edhe për vetë strukturat dhe anëtarësinë e BDI-së, prandaj paraqitja e tij vazhdon të zbeh çdo shkas të kësaj partie për të festuar. Edeh pa mocionit Grubi mbetet figurë kryesore e BDI-së në ekzekutiv, e me këtë vazhdon avazi i mosavancimit të figurave më meritore për fitoret e shënuara të BDI-së. Është pikëpyetje e madhe deri kur do të tolerohet ky avaz nga ana e strukturave të pakënaqura të BDI-së, që çdo herë fitojnë në zgjedhje, por vazhdimisht humbin në tavolinë.

Në një shoqëri ku si kriter kryesor suksesi në politikë shihet pushteti dhe postet, e jo parimet, largimi i funksionarëve të Lëvizjes Besa nga qeveria shihet si një dështim i kësaj partie, pas rezultateve të shkëlqyeshme që arriti në zgjedhjet lokale me fitoren në Tetovë, por edhe më atë në Zhelinë. Shikuar nga ky prizm, për të bë vlerësimin e saktë për epilogun me të cilën u përmbyll ky kapitull për Lëvizjen Besa, duhet të shihet nëse dorëheqjet e ministrit Arjanit Hoxha dhe dy zëvedës ministrave paraqesin edhe largim përfundimtar të Besës nga Qeveria, ose ndryshim vetëm të figurave, e ndoshta edhe posteve në ekzekutiv. Me Tetovën dhe Zhelinën e fituar, Lëvija Besa megjithatë posedon kapacitet të mjafueshëm për veprim opozitar.

Pikë të caktuara politike, për shkak të mocionit të dështuar, ka humbur edhe Aleanca për Shqiptarët, sepse bartës kryesor i mocionit ishte sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari. Me kyçjen e kryetarit të Studeniçait, Azem Sadiku në radhët e veta, kjo parti bëri një rikthim të rezultatit të zgjedhjeve lokale në favor të vet. Por me dështimin e mocionit për rrëzimin e qeverisë, gjërat sikur kanë ndryshuar sërish në favor të BDI-së. Ky efekt mund të jetë vetëm momental, sepse Aleanca mund ta rikthejë situatën në favor të vetin me një fitore të dieën në Dibër, ku kandidati i tyre, Bekim Pocesta, ka përparësi të konsiderueshme nga rrethi i parë. Kjo fitore sërish kthen disponimin pozitiv në favor të ASH-së, por edhe shton kapacitetin e tyre për të atakuar sërish shumicën parlamentare bashkë me VMRO-DPMNE-në, ose për pozicionim më të mirë para zgjedhjeve eventuale që mund të jenë të pashmangshme deri në pranverë.

Në udhëkryqin më serioz politik për momentin gjendet Alternativa. Edhe pse nuk fitoi asnjë kryetar komune në zgjedhjet lokale, në vlimet për shumcië të re kjo parti u tregua si faktor jaft serioz me katër deputetët e saj. Por para Alternativës gjendet rruga me dy kahje. Rruga e parë është të vazhdojë veprimin opozitar që e preferon struktura partiake, por që është dëmtuar pak me përplasjes mes deputetit Skender Rexhepi-Zejd dhe kryetarit të ASH-së Zijadin Sela, si dhe me paraqitjen e dyshimeve për “prapaskena” në komuna të ndryshme. Rruga e dytë është t’i bashkohet qeverisë dhe në këtë mënyrë t’ia kthejë ASH-së për afrimin me Lëvizjen Besa në raundin e dytë zgjedhor. Cilido vendim nuk është i lehtë për partinë e Afrim Gashit.

Lëvizjet në kampin politik shqiptar, kuptohet se nuk mund të shihen tërësisht të ndara nga zhvillimet dhe lëvizjet te kampi politik maqedonas. Përveç LSDM-së, tani mundësi për të ofruar “kulaç pushteti” ka edhe VMRO-DPMNE-ja me fitoren në shumicën e komunave, duke përfshi edhe qytetin e Shkupit.

Veç kësaj shumica është në “këmbë të qelqit” të cilat mund të thyhn në çdo moment, në rast se VMRO-DPMNE vendos të dalë në rrugë për shkak të “kidnapimit të demokracisë”, siç e vlerësojnë rastin e deputetit Kastriot Rexhepi, lidhur me mocionin.

Sido që të vendoset, është mirë që pjesa më e madhe e opinionit shqiptar këtë mocion  kanë kuptuar si betejë politike dhe përkundër zhurmimeve të kota mediatike nuk u bëjnë përshtypje akuzat për bashkëpunim të ASH-së, Besës dhe Alternativës me Levicën e Apasievit. Opinioni e mban mend sumë mirë se në vitin 2014 shumë politikanë shqiptarë që tani shiten patriotë, kanë votuar bashkë me kriminelin Johan Tarçullovski që Nikolla Gruevski të bëhet kryeministër.

Latest news
Related news