23.8 C
Skopje
Tuesday, May 24, 2022

Pas certifikimit të rezultateve reagon Bekim Jashari: KQZ-ja, PZAP-ja dhe Gjykata Supreme heshtën para manipulimeve

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka akuzuar KQZ-në, PZAP-në dhe Gjykatën Supreme, se kanë heshtur para manipulimeve me vota, që sipas tij kanë ndodhur në këtë komunë në zgjedhjet e 17 tetorit.

Pas certifikimeve të rezultateve nga KQZ-ja, Jashari përmes një shënimi në Facebook thotw se blerja e votave, presioni politik mbi votuesit dhe manipulimi i zgjedhjeve përmes “trenit bullgare”, ishin evidente.

Postimi i plotë

Të dashur qytetarë,

Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve çertifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për kryetar komune me gjithë ato parregullësi e manipulime që kanë ndodhur në komunën tonë.

KQZ-ja, PZAP-ja dhe Gjykata Supreme heshtën para manipulimeve, duke mos u marrë fare me pasojat e shkeljeve që edhe vet i kanë identifikuar.

Blerja e votave, presioni i zyrtarëve të caktuar politik mbi votuesit dhe manipulimi i procesit zgjedhor përmes sistemit të “trenit bullgar” për këto institucione në fjalë ishte normale dhe ju e dini përse.

Të dashur qytetarë,

Garën për kryetar të Skenderajt nuk e kam parë asnjëherë si luftë për pushtet por si një mundësi më shumë për të vazhduar t’i shërbej vendit tim, ashtu siç i kam shërbyer këto 4 vite duke dhënë maksimumin tim në realizimin e qindra projekteve të cilat kanë përmirësuar jetën e qytetarëve të Skenderajt.

Jam i lumtur që gjatë kësaj kohe realizuam një fushatë të pastër dhe shembull, duke kërkuar besimin qytetar me program zgjedhor, me projekte dhe plane konkrete, me prezantimin e qeverisjes sonë transparente 4 vjeçare dhe projektet e reformat e realizuara, duke i lënë kështu qytetarët të vendosin lirshëm, në menyrë demokratike.

Vullneti i qytetarëve u deformua dhe manipulua pa kursyer asgjë, asnjë mjet jo ligjor dhe jo etik, vetëm e vetëm për të arritur qëllimin e tyre.

Pavarësisht presioneve, shantazheve, kërcënimeve e blerjes së votës ishin 9236 qytetarë (40% e atyre që kanë votuar me 17 tetor) të vendosur që qëndruan të pa lëkundur në rrugën e idealit tonë të përbashkët.

Përkrahja e këtyre qytetarëve na mundësoi që në kuvendin komunal të Skenderajt të kemi 10 asambleistë të cilët do t’i përfaqësojnë denjësisht qytetarët dhe interesat e tyre të përgjithshme.

Falënderime të përzemerta për të gjithë këta votues që na besuan e votuan me 17 tetor!

Përkrahja e qytetarëve ishte dhe mbetet shumë më e madhe sesa rezultati i këtyre zgjedhjeve të manipuluara dhe pa legjitimitet.

Të dashur qytetarë,

Përkushtimi im maksimal për t’i shërbyer vendit tim dhe qytetarëve nuk do të ndalet asnjëherë, ai do të vazhdojë deri në frymen e fundit, në jetësim të idealit tonë shekullor dhe amanetit të dëshmorëve e martirëve të Lirisë.

Përherë i juaji Bekim Hamëz Jashari!

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img